Rebic: Shfrytëzova shansin tim, afrimet po na ndihmojnë

Rebic: Shfrytëzova shansin tim, afrimet po na ndihmojnë

Ante Rebic gjeti golat e parë me Milanin. Dy gola të rëndë ato të kroatit, i cili i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Sulmuesi u fut në pjesën e dytë në fushë dhe ishte njeriu vendimtar i fitores së Milanit. 26-vjeçari tregohet modest dhe i përulur, teksa komenton edhe afrimet e merkatos së janarit.

“Pata mundësinë time dhe jam i kënaqur që e shfrytëzova. Kam treguar vlerat e mia në ndeshjet e fundit, por rëndësi kanë tre pikët. Kemi marrë dy-tre lojtarë të rëndësishëm, si Ibra, Kjaer dhe Begovic, të cilët po na ndihmojnë shumë në aspektin e personalitetit të ekipit.

Rezultatet po vijnë, por nuk dua të flas për objektivat tona. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një me synim mbledhjen e sa më shumë pikëve“, thekson 26-vjeçari i ekipit të Stefano Piolit.