Pioli: Po korrim atë që kemi mbjellë

Pioli: Po korrim atë që kemi mbjellë

Stefano Pioli ndihet i lumtur për fitoren dhe paraqitjen e ekipit të tij. Milani mori një sukses emocionues 3-2 përballë Udineses, teksa trajneri e analizoi në këtë mënyrë takimin në një prononcim për DAZN.

“E nisëm ndeshjen pak të kontraktuar dhe Udinese ishte më mirë se ne fizikisht. Ishim në emergjencë dhe nuk po arrinim të rikuperonim disa lojtarë. Kjo gjë ma shton më shumë gëzimin për paraqitjen e djemve, dhamë shpirtin në fushë sot. Po arrijmë të korrim përfitimet e asaj që kemi mbjellë dhe rezultatet pozitive na rrisin besimin.

E humbëm pak kthjelltësinë pas golit të parë dhe u krijua distancë midis reparteve. Ekipi ynë ka nevojë për më shumë lëvizshmëri, por ia dolëm të krijonim raste edhe në pjesën e parë. Ardhja e Ibrës na ka dhënë më shumë personalitet dhe bindje. Tani jemi të bindur që mund të gjejmë golin nga momenti në moment“, deklaroi trajneri i Milanit.