Derbi i madh anglez, formacionet zyrtare të Liverpool-United

Derbi i madh anglez, formacionet zyrtare të Liverpool-United

Sot në Anfield Road, luhet derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United. Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë 20 fitore dhe vetëm një barazim në 21 ndeshjet e luajtura në Premier League dhe pikërisht ky barazim, ka ardhur kundër Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë provuar gjithmonë se janë një rival i fortë për të besuarit e Klopp dhe ndeshja e sotme, do të jetë shumë delikate për të dyja skuadrat.

Solskjaer nuk ka të gatshëm yllin e skuadrës, Marcus Rashford, dhe është detyruar të bëjë ndryshime në formacion. De Gea starton në portë, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Lindeloff, Maguire dhe Shaë. Williams, Matic, Fred dhe Wan-Bissaka luajnë në mesfushë. Pereira luan pas dy sulmuesve Martial dhe James.

Ndërsa Liverpool, vazhdon me skemën 4-3-3. Alisson, Robertson, Van Dijk, Domez dhe Arnold janë pesëshja e prapavijës. Në mesfushë, Wijlaldum, Henderson dhe Chamberlain. Treshja e sulmit, e pandryshuar: Mane, Firmino dhe Salah premtojnë gola dhe spektakël. Një sfidë e gjitha për t’u ndjekur.