Nuk doja të binte shi....

Nuk doja të binte shi....

Poezi nga: Cristina Peri Rossi Përktheu: Bajram Karabolli

Nuk dua të bjerë shi
të betohem
se të bjerë shi në këtë qytet
pa ty
dhe të dëgjosh zhaurimën e pikave
që bien
dhe të mendosh se aty ku ti jeton
pa mua
e bie shi mbi të njëjtin qytet…
Ndoshta flokët të janë lagur
dhe me telefonin në dorë
që nuk e përdor
për të më thirrur
për të më thënë
këtë natë të dua
po më mbytin kujtimet për ty
të kërkoj falje,
letërsia më ka vrarë
sepse të ngjan aq shumë.