Këngëtari i njohur vdes në skenë, gjatë performancës

Këngëtari i njohur vdes në skenë, gjatë performancës

Këngëtari amerikan i muzikës ‘Folk’, David Olney ka vdekur në skenë gjatë një shfaqje në një festival në Florida.

71-vjeçari ishte në mes të këngës kur kërkoi falje, mbylli sytë dhe ra në heshtje, thanë dy muzikantë që performonin së bashku me të.

Ai pësoi një sulm në zemër gjatë shfaqjes në plazhin Santa Rosa të Shtunën në mbrëmje, thuhet në një deklaratë.

Në fillim të viteve 1980, ai formoi një grup rock të quajtur ‘The X-Rays’, përpara se të niste një karrierë solo dhe lansoi​​më shumë se 20 albume.

“Olney ishte në mes të këngës së tij të tretë kur ndaloi, kërkoi falje dhe mbylli sytë,” shkroi Amy Rigby, një muzikant që ishte ulur pranë tij, në një postim në Facebook.

“Ai ishte shumë i qetë, i ulur përpjetë me kitaren e tij, veshur kapelën më të lezetshme dhe një xhaketë të bukur “, shtoi ajo.