Madonna anulon koncertin e tetë të turneut të saj botëror

Madonna anulon koncertin e tetë të turneut të saj botëror

Këngëtarja legjendare Madonna ka anuluar edhe një tjetër shfaqje të turneut të saj botërorë ‘Madame X’, pasi ajopo lufton me një dëmtim të vazhdueshëm por të paspecifikuar.

Ylli u dha fansave lajmin e ‘keq’ vetëm 45 minuta para performancës së saj në Lisbonë.

“Më falni që u detyrova të anuloja sonte koncertin”, ka shkruar Madonna në llogarinë e saj në 'Instagram'.

Kjo është hera e tetë që këngëtares i është dashur të anulojë një koncert të turneut të saj aktual në vende të ndryshme të botës.

Ajo nuk bëri të ditur saktësisht problemin me të cilin përballet, por ka bërë të ditur se ka të bëjë me një dëmtim të ligamentit të këmbës dhe probleme në gjurin e këmbës.