CHwB Kosova prezanton librin “Qyteti në miniaturë”

CHwB Kosova prezanton librin “Qyteti në miniaturë”

 Sot në Shkollën speciale për të verbër në Pejë, Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit “Qyteti në miniaturë” i punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.

Libri u dedikohet personave të verbër dhe atyre me dëmtime në shikim, të cilët deri më tani kanë krijuar një imazh për objektet e trashëgimisë vetëm përmës ngjarjeve dhe përshkrimit nga të tjerët.

Për të plotësuar fotografinë në mendjen e tyre dhe për të krijuar një lidhje më të afërt emocionale me monumentet e trashëgimisë kulturore, ne kemi paraqitur në mënyrë kreative 15 monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit të printuara në 3D, duke i bashkangjitur dhe një historik të shkurtër në alfabet brail.

Ky libër do të jetë i shoqëruar me një hartë orientuese të shtypur në reliev për këto 15 monumente.

Synimi i projektit është që të zgjerohet edhe në qytet tjera!

Projekti u realizua në kuadër të platformës të Heritage Space që implementohet nga CHwB Kosova.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.