Gjermani, ekspozitë me të mbijetuarit e Holokaustit

Gjermani, ekspozitë me të mbijetuarit e Holokaustit

Një ekspozitë e fotografive me 75 të mbijetuar nga Holokausti do të hapet në qytetin Essen.

Ekspozita, që mban titullin “Të mbijetuarit: Fytyrat e jetës pas Holokaustit” dhe në të paraqiten fotografitë nga afër të artistit të famshëm Martin Schoeller, do të inaugurohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

‘’Një nga të mbijetuarit, i paraqitur në portret, Naftali Furst, do të marë pjesë në inaugurim’’, theksoi Kai Diekmann, president i Qendrës Botërore në Kujtim të Holokaustit, në Essen.

Frymëzimi për projektin është 75-vjetori i çlirimit të kampit të vdekjes së Aushvicit, i çliruar nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945. Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milionë hebrenj gjatë Holokaustit./atsh/


MË SHUME NGA Kulturë