Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur

Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur

Në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu thuhet në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, prezantuar nga e Bankës Botërore.

Sipas këtij institucioni, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport.