LDK nuk tërhiqet nga oferta e fundit që ia bëri Vetëvendosjes

LDK nuk tërhiqet nga oferta e fundit që ia bëri Vetëvendosjes

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa tha se kjo parti shpreh vullnet për marrëveshje politike me VV që do të reflektonte në tërësi me zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

“LDK fton VV si parti e parë ka përgjegjësi për të arritur sa më shpejt marrëveshjen me LDK-në”, tha Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së në të cilën është diskutuar një marrëveshje e mundshme koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, pas mandatimit të Albin Kurtit nga ana e presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë.

Ai tha se marrëveshja e fundit e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional.


MË SHUME NGA Aktuale