Mustafa:Deri në fund të javës të qartësohemi definitivisht për marrëveshjen

Mustafa:Deri në fund të javës të qartësohemi definitivisht për marrëveshjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ata janë akoma të hapur për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, mirëpo një marrëveshje e cila e respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar”.

“Ne do ta respektojmë këtë dhe mendojmë se marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me besimin që na e kanë dhënë qytetarët e Kosovës me votën e tyre – neve me 28 deputetë dhe Vetëvendosjes me 29 deputetë”.

Mustafa në një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka thënë se deri në fund të javës duhet të qartësohet përfundimisht se a do të ketë një marrëveshje me Lëvizje Vetëvendosje.

“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është shumë i balancuar që mendojmë se Vetëvendosja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë”.

“Mbesim të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë, por që kjo bisedë e jona të ketë një përfundim sa më shpejtë – mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”.

“Mbesim në këto pozita, por gjithsesi me vullnet që të përfundojnë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve”.


MË SHUME NGA Aktuale