Veseli: Kongresi i Lushnjës bëri jehonë në të gjitha kancelaritë

Veseli: Kongresi i Lushnjës bëri jehonë në të gjitha kancelaritë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kongresi i Lushnjes bëri jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore duke treguar se trojet shqiptare kanë njerëz që u dalin zot.

Përmes një postimi në Facebook, ai gjithashtu ka theksuar se Kongresi i Lushnjës është një shembull i bashkimit për hir tē interesave kombētare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Veselit:

Më 21 janar 1920 filloi punimet Kongresit i Lushnjës i cili kishte qëllim mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbjen e shtetit shqiptar dhe sigurimin e pavarësisë së tij. Ky kuvend shërben si një nga provat më të forta të aftësive shtetformuese të kombit tonë sepse u organizua pa kurrfarë ndërhyrje prej të huajve, në kushtet kur shtetit shqiptar i rrezikohej ekzistenca.

Kongresi i Lushnjes bëri jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore duke treguar se trojet shqiptare kanë njerëz që u dalin zot. Po ashtu, është një shembull i bashkimit për hir tē interesave kombētare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë.Image may contain: 1 person, outdoor


MË SHUME NGA Aktuale