Lekaj: Me marrëveshjen Serbia njohu kufirin ajror të shtetit të Kosovës

Lekaj: Me marrëveshjen Serbia njohu kufirin ajror të shtetit të Kosovës

Pal Lekaj, ministër në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Serbia e ka njohur kufirin ajror të Kosovës.  

Kosova me ndërmjetësimin amerikan, ka nënshkruar marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë.  Lekaj lidhur me këtë çështje ka folur në “Debat”te RTK.  

“Si Ministri e Infrastrukturës marrëveshjen e nënshkruam me mbështetje të kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi. Pas njëzet e një vitesh vitesh Serbia e njeh realitetin e krijuar në Kosovë, e njeh kufirin ajror të shtetit të Kosovës”, ka thënë Lekaj.  “Marrëveshja për linjën ajrore është arritur me ndërmjetësim amerikan, dy ambasadorët që ishin shtytës kryesorë, po duke pasur mbështetjen e presidentit Trump”.

Lekaj ka thënë se deri në muajin mars funksionaliziohet linja ajrore Prishtinë-Beograd.

Ai është shprehur se SHBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia të kenë një marrëveshje me njohje reciproke.  


MË SHUME NGA Aktuale