Lekaj: Nëse dështojnë VV e LDK, partitë të bëjnë zgjidhje

Lekaj: Nëse dështojnë VV e LDK, partitë të bëjnë zgjidhje

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në rast të dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, atëherë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por partitë politike duhet të bëjnë një zgjidhje.

Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.

“Duke e parë këtë qasje të zotit Kurti, Lëvizja Vetëvendosje është një mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Kosovës.  Ajo që më shqetëson, Kosova gjendet në vakuum institucional dhe në krizë politike dhe vendit i duhet Qeveria sa më parë. Ne si AAK insistojmë që marrëveshja të ndodhë, por nëse ndodhë vendi nuk guxon të prêt”, ka thënë ai. “Nëse nuk vjen deri te një marrëveshje, partitë politike duhet të ulen dhe të vendosin për zgjidhje të problemit apo për zgjedhje. Unë nuk mendoj që duhet shkuar prapë në zgjedhje”.

Ai ka thënë se nuk beson që ka hapësirë për një bashkëqeverisje të AAK-së me VV-në. 


MË SHUME NGA Aktuale