Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar në Ferizaj

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj pas punës së suksesshme operative në teren, ka arritur që në flagrancë të arrestoj dy persona të dyshuar duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

“Rasti ka ndodhur me 21.01.2020 rreth orës 02:55 minuta në Ferizaj,në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” , ku të dyshuarit, K.I. (m/ sh/Shqipërisë 23 vjeç) dhe i mituri (m/sh/Shqipërisë 17 vjeç) me forcë kanë hy në një kioskë për të vjedhur dhe janë arestuar nga polica.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës,rasti procedohet me procedurë të shpejtë në Gjykatë”, thuhet në njoftimin për media.

Personi i mitur gjithashtu është i dyshuar se me datë 13.01.2020 ka kryer edhe një rast vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj,ku janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro.