Me `Brymën e vdekjes` nis sonte `Talia e Flakës`

Me `Brymën e vdekjes` nis sonte `Talia e Flakës`

Shfaqja që i bën homazh eksodit të para 20 vjetëve të popullit të Kosovës për në Bllacë, do të shfaqet edhe në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Këtë të mërkurë, në orën 19:00, shfaqja "Bryma e vdekjes" nga Milazim Krasniqi me regji të Burbuqe Berishës, hap festivalin e dramës origjinale shqipe në Gjilan "Talia e Flakës 2020", shkruan sot gazeta "Zëri".

Shpërfytyrimi, tjetërsimi, si dhe përulja e qëllimshme e popullatës shqiptare në luftën e fundit në Kosovë janë disa nga faktorët që jetësohen nëpërmjet kësaj shfaqjeje. Shfaqja tregon se si Fitimi, Ademi dhe Hava, Mentori, Drita e vajza e tyre e vogël, sikur edhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës, e gjejnë veten të dëbuar nga shtëpitë e rrinë refugjatë nën qiellin e hapur të Bllacës, zonës kufitare mes Kosovës e Maqedonisë.

Në shfaqje luajnë: Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Albulena Kryeziu, Blerta Deliu-Kodra, Ismet Azemi, Xhejlane Godanci, Valmir Krasniqi, Shpejtim Kastrati, Adhurim Demi, etj. Shfaqja është prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë