Ia merr 3500 euro për një pronë, arrestohet mashtruesi

Ia merr 3500 euro për një pronë, arrestohet mashtruesi

Policia në Prishtinë ka arritur dje ta arrestojë një të dyshuar pasi që i njëjti më 7 nëntor të vitit të kaluar e kishte mashtruar një femër për një pronë duke i marr një shumë parash prej 3500 euro.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.