Alfa Romeo sjellë një model të ri për ta shënuar 110 vjetorin e themelimit

Alfa Romeo sjellë një model të ri për ta shënuar 110 vjetorin e themelimit

Mund të duket e habitshme, por ky prodhues italian e ka filluar prodhimin para 110 vitesh.

Për të festuar këtë datë të veçantë, Alfa Romeo do ta organizojë një aktivitet në Turin të Italisë, ku nuk bëhet e ditur se çfarë do përmbajë, por se në të do të sjellë një model misterioz.

Që të shënojë këtë përvjetor, më 24 qershor pritet ta prezantojë këtë model që është crossover ose coupe.

Derisa nuk dihet se cila makinë do të jetë, thuhet se ka mundësi që të jetë Alfro Romeo 8C, për të cilën punohej kohë më parë, por prodhimi saj u ndërpre përkohësisht.

Ka mundësi që të jetë edhe Alfa Romeo Tonale, për të cilën ishte thënë se do të prezantohet në Geneva Motor Show. Sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se mund të jetë një crossover, i ndërtuar në platformën PSA, si pjesë e FCA dhe PSA.

Në kohën kur për makina SUV ka kërkesa të mëdha, ka mundësi që kjo Alfa Romeo të jetë një SUV i ndërtuar si pjesë e segmentit C ose B, ndërsa mund të lansohet pas dy vitesh.

Besohet se kjo makinë, do të jetë më shumë për të rritur shitjet e Alfa Romeo, se sa një makinë që do të kënaqte entuziastët që pëlqejnë makinë më përformancë të lartë.