Theu stolat e stadiumit, arrestohet një 54-vjeçar në Korçë

Theu stolat e stadiumit, arrestohet një 54-vjeçar në Korçë

Policia e Korçës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar pasi ka thyer stolat e stadiumit gjatë ndeshjes së djeshme Skënderbeu-Partizani.

Burri me inicialet V.K. dhe një 17-vjeçar me inicialet I.J., i cili është proceduar në gjendje të lirë, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./a2/