22 vjeçari shëtiste nëpër Sarandë me 20 doza kokainë me vete

22 vjeçari shëtiste nëpër Sarandë me 20 doza kokainë me vete

Një i ri është vënë në pranga në qytetin e Sarandës pasi i janë gjetur doza me kokainë.

Arrestimi në flagrancë është bërë i mundur sot, në lagjen nr.1 të Sarandës.

Ndërsa 22-vjeçari me iniciale A.C., banues në Sarandë po udhëtonte me motoçikletë,  në rrugën "Gjergj Arianiti" është ndaluar nga policia ku edhe i është ushtruar kontrolli fizik.

Pasi i janë gjetur 20 doza lëndë narkotike e dyshuar "Kokainë" 22-vjeçari është vënë menjëherë në pranga, informon policia e qytetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"./oranews/