‘Ashensori i 100 dragonjve’: 1 mijë e 70 metra, më i larti në botë

‘Ashensori i 100 dragonjve’: 1 mijë e 70 metra, më i larti në botë

Kina shpesh ka befasuar me të arriturat saj, kësaj radhe ajo ka ndërtuar një ashensor të jashtëm me një lartësi të madhe.

Parku kombëtar i pyjeve Zhangjiajie në Kinë është shtëpia e një prej ashensorëve më mbresëlënës të botës.

Ajo shkon deri në 1.070 metra mbi shkëmb, dhe merr rreth një minutë për të bërë ngjitjen. Libri Guinness i Rekordeve Botërore e ka quajtur atë ashensor më të lartë në botë në natyrë.

Është ashensori më i lartë panoramik në botë dhe të mundëson të arrish majën në vetëm 2 minuta. Jo gjithkush mund të hipë, sidomos ata që vuajnë nga akrofobia.

Kina ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit Paqësor. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.