Dy të vdekur në Prizren, në vendngjarje gjendet një armë zjarri

Dy të vdekur në Prizren, në vendngjarje gjendet një armë zjarri

Sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete D.H. dhe S.H., të cilët ishin bashkëshortë mes vete, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që

Prokuroria Themelore në Prizren është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.