Durrës, arrestohen në flagrancë dy persona, ja për çfarë akuzohen

Durrës, arrestohen në flagrancë dy persona, ja për çfarë akuzohen

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin të cilin ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.6 gr. lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. V., 28 vjeç, banues në Shijak, raporton Tch.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Po ashtu është ndaluar edhe një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje.