Është aq ftohtë sa iguanat bien nga pemët

Është aq ftohtë sa iguanat bien nga pemët

Moti i ftohtë në Shtetet e Bashkuara ka prekur edhe shtetet e jugut. Në Florida, shtetin e diellit, temperaturat kanë rënë deri në 7 gradë Celsius.

Por si rrallëherë, Shërbimi Meteorologjik nxori një njoftim jo për ndryshimin e kohës, por për iguanat. “Mos u befasoni nëse shihni iguana që bien nga pemët”, thuhej në një postim të shkurtër në Twitter.

Shqetësimi duket i habitshëm, por i drejtë. Iguanat flenë në pemë, por në temperatura të tilla ato kalojnë në gjendje gjumi dhe humbasin ekuilibrin duke rënë në tokë, mbi makina, por edhe mbi kokat e njerëzve. Por duke qenë se disa individë arrijnë deri në 152 cm gjatësi dhe mbi 9 kg peshë, kjo mund të jetë e rrezikshme.

Megjithatë, jo të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e iguanave. Shumë qytetarë të Floridës i konsiderojnë si pushtuese dhe mund të përfitojnë nga kjo situatë. “E di që ka gjuetarë iguanash në jug të shtetit të cilët mezi po presin të përfitojnë nga kjo mundësi”, tha për CNN Ron Magill, drejtor komunikimi në Kopshtin Zoologjik të Majamit./a2/