335 pacientë kryen 4,977 analiza për një ditë, në Spitalin e Pejës

335 pacientë kryen 4,977 analiza për një ditë, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dje më 22 janar 2020, kanë qenë 9 lindje. 5 lindje kanë kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane.

Kanë lindur 9 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

230 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit. 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 335 pacientë që në total kanë kryer 4,977 analiza.
14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.