Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 126-të

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 126-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 126-të, në rend dite të së cilës është propozim-programi për shënim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020.

Deputetët do të diskutojnë edhe rreth propozim-ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, të Ligjit për familjen, të Ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare dhe të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të gjithë me procedurë të shkurtuar

Në rend dite janë edhe propozim – ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të financuar pensional vullnetar kapital, të Ligjit për,pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi pensional i financuar kapital, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punësim të personave me pengesa, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë mbledhje duhet të diskutohet edhe rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vend të punës dhe rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, me procedurë të shlurtuar.

Deputetët do të deklarohen edhe rreth propozim-ligjeve për ndryshim të Ligjit për praktikën, të Ligjit për akcizat, të Ligjit për kthim të një pjese nga tatimi i vlerës së shtuar për personat fizik dhe të Ligjit për ndërtim, si dhe për Propozim të ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Edhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për realizim të projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci – Shtip dhe aksi rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar është në rend dite të mbledhjes së Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme kuvendore janë edhe shumë propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime nga sektori financiar.