Shefja e Komisionit Evropian: BE ka nevojë për një "union mbrojtës"

Shefja e Komisionit Evropian: BE ka nevojë për një "union mbrojtës"

“Gjatë dekadës së fundit, evropianët mësuan rëndësinë e një fqinjësie të qëndrueshme”, tha Von der Leyen, duke marrë shembuj nga Ukraina deri në brigjet e Mesdheut dhe nga Ballkani Perëndimor deri në Sahel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka vendosur “blloqet e ndërtimit” të një unioni mbrojtës, por ka nevojë për një aftësi ushtarake të besueshme për t’iu përgjigjur krizave.

“Ekziston një mënyrë evropiane për politikën e jashtme dhe të sigurisë ku pushteti i fortë është një mjet i rëndësishëm, por ajo kurrë nuk është e vetmja gjë”, tha Von der Leyen dje në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

“Ne po ashtu duhet të bëjmë më shumë kur bëhet fjalë për menaxhimin e krizave përderisa ato po zhvillohen”, shtoi ajo duke theksuar se bëhet fjalë për Evropën që formon të ardhmen e vend.

Duke reflektuar mbi takimin në Berlin për paqen në Libi, ku ishte e pranishme edhe ajo, shefja e KE-së theksoi se Libia mban koston e ndarjes dhe të hezitimit.

“Komisioni Evropian do të mbështesë procesin drejt pajtimit dhe riatdhesimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, është mirë të shikohet se komuniteti ndërkombëtar ndërmori një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

“Gjatë dekadës së fundit, evropianët mësuan rëndësinë e një fqinjësie të qëndrueshme”, theksoi Von der Leyen, duke marrë shembuj nga Ukraina deri në brigjet e Mesdheut dhe nga Ballkani Perëndimor deri në Sahel./aa/