Gjermani, bastisje ndaj grupit neo-nazisit "Combat 18"

Gjermani, bastisje ndaj grupit neo-nazisit "Combat 18"

"Ministri i Brendshëm Seehofer ka ndaluar grupin Combat 18 Germany", tha Steve Alter, zëdhënësi i Ministrisë, në Twitter, duke shtuar se policia po kryen sot bastisje në gjashtë shtete federale, si pjesë e një hetimi për grupin neo-nazist.

Policia gjermane ka kryer bastisje ndaj grupit neo-nazist "Combat 18" në gjashtë shtete, njoftoi Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

"Ministri i Brendshëm Seehofer ka ndaluar grupin Combat 18 Germany", tha Steve Alter, zëdhënësi i Ministrisë, në Twitter, duke shtuar se policia po kryen sot bastisje në gjashtë shtete federale, si pjesë e një hetimi për grupin neo-nazist.

Kjo masë erdhi pas akuzave se anëtarët e Combat 18 kishin lidhje me ekstremistin e krahut të djathtë Stephan E. i cili u arrestua për vrasjen e politikanit refugjatë Walter Lubcke në qershor të vitit 2019.

Lubcke, një anëtar i partisë së kancelares Angela Merkel, Unioni Kristian Demokratik në qytetin Kassel, u vra me armë zjarri në kokë në kopshtin e tij.

Ai ishte i njohur për mbështetjen e politikës së Merkel me dyer të hapura për refugjatët./aa/


MË SHUME NGA Bota