Australi, aeroporti në Canberra mbyllet për shkak të zjarreve

Australi, aeroporti në Canberra mbyllet për shkak të zjarreve

Zjarri që filloi dje në afërsi të kryeqytetit Canberra ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve në qytet për shkak të erës së fortë dhe temperaturës së lartë, ndërsa sot ka shpërthyer një zjarr i dytë në afërsi të aeroportit.

Përderisa zjarret të cilat me muajsh nuk mund të merren nën kontroll vazhdojnë ndikimin në pika të ndryshme të Australisë, Aeroporti i Canberra-s për të njëjtin shkak është mbyllur për të gjitha fluturimet.

"Për shkak të kushteve aktuale, është mbyllur Aeroporti i Canberra-s", thuhet në një deklaratë në ueb-faqen e aeroportit.

Në deklaratë gjithashtu njoftohet se avionët nuk mund të ulen dhe ngritën në aeroport.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Twitter, policia rrugore paralajmëroi qytetarët se "zjarri përhapet me shpejtësi dhe në rajon janë mbyllur shumë rrugë".

"Ju lutem qëndroni larg rajonit", tha policia.

Në disa vende periferike të Canberra-s, qytetarëve iu bë thirrje që të gjejnë vend për t'u mbrojtur nga zjarret, ndërsa në disa rajone menjëherë të braktisin shtëpitë e tyre.

Zjarri që filloi dje në afërsi të kryeqytetit Canberra ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve në qytet për shkak të erës së fortë dhe temperaturës së lartë, ndërsa mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një zjarr i dytë në afërsi të aeroportit.

Si pasojë e rrëzimit të avionit zjarrfikës humbën jetën 3 amerikanë

Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se tre amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni zjarrfikës në rajonin Snowy Monaro në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Kryeminstrja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, në deklaratë për mediat konfirmoi aksidentin dhe vdekjen e tre pjesëtarëve të stafit.

Ajo u shprehu ngushëllime familjeve të zjarrfikësve që kanë humbur jetën.

Berejiklian, duke njoftuar se në rajon janë në detyrë mbi 1.700 vullnetarë dhe pjesëtarë të ekipeve të zjarrfikësve, tha se zjarret në pesë pika janë në nivel të "alarmit urgjent".

Shane Fitzsimmons, shefi i Shërbimit Rural të Zjarrfikësve të Uellsit të Ri Jugor (RFS) tha se nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër përpos gjetjes së vendit të aksidentit në lidhje me avionin e rrëzuar.

Zjarret që filluan nga shtatori në Australi dogjën një sipërfaqe totale prej më shumë se 10,3 milionësh hektarësh dhe mbi 2.600 shtëpi, shumica në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa 28 persona humbën jetën.

NASA ka paralajmëruar se tymrat e shkaktuara nga zjarret në Australi pritet të bëjnë rrotullim rreth tokës të paktën një herë.

Ndërkaq, Fondacioni për Mbrojtjen e Natyrës (WWF) ka supozuar se 1,25 miliardë gjallesa mund të kenë ngordhur drejtpërdrejt ose tërthorazi si pasojë e zjarreve.

Në mesin e kafshëve të ndodhura supozohet se më së shumti ka zvarranikë, zogj, si dhe gjitarë si koala dhe kangurë.