Trump, i pari president pjesëmarrës në marshimin vjetor antiabort

Trump, i pari president pjesëmarrës në marshimin vjetor antiabort

Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm të premten në “Marshimin për jetën”, duke u bërë kështu presidenti i parë amerikan që merr pjesë në ngjarjen vjetore kundër të drejtës së abortit.

“Shihemi të premten”, njoftoi miliarderi republikan, duke parashikuar një turmë të madhe, mbi një mesazh që bënte thirrje për pjesëmarrje në “Marshimin për jetën”.

Kjo protestë organizohet, në përgjithësi, rreth përvjetorit të vendimit emblematik të Gjykatës Supreme, të ashtuquajtur “Roe v. Wade”, që legalizoi përfundimin ndërprerjen e vullnetshme të shtatzënisë, në SHBA, më 22 janar 1973./atsh/