Doktorët në grevë për pagat, miliarderi iu cakton një fond të majmë

Doktorët në grevë për pagat, miliarderi iu cakton një fond të majmë

Doktorët në Zimbabve ranë dakord të përfundojnë grevën e tyre dhe të rikthehen në punë pas një oferte të bërë nga një miliarder vendas. Protesta e doktorëve në shtetin afrikan zgjaste prej 4 muajsh për rrogat dhe kushtet e vështira në punë duke paralizuar totalisht sektorin e shëndetësisë në Zimbabve.

Në fund të 2019, miliarderi në fushën e telekomunikacionit Strive Masiyiwa vuri në tavolinë një ofertë për ta tejkaluar këtë ngërç. Ai premtoi se do të caktonte një fond 6.2 milionë dollarë për kërkesat e doktorëve.

Ku fond do iu paguajë rreth 2000 doktorëve rreth 300 dollarë në muaj për të ndihmuar me kostot e transportit dhe jetesës.

Në një deklaratë për shtyp Shoqata e Doktorëve të Zimbabves konfirmoi se ka pranuar ofertën e miliarderit Masiyiwa./a2/