Mësohet data kur do të del në shitje Genesis GV80

Mësohet data kur do të del në shitje Genesis GV80

Genesis ka gjetur një moment shumë të mirë, për ta nxjerrë në shitje këtë makinë.

Për një kohë të gjatë, Genesis ka bërë të ditur se GV80, do t’i bashkëngjitet linjës së makinave SUV.

Kjo makinë me dy ose tri radhë, që mund të porositen si opsion, do të jetë një rival i fuqishëm për BMW X5 dhe Audi Q7.

Javën e kaluar, e kemi parë se si duket kjo makinë, e cila fillimisht del në shitje në Kore, në fund të këtij muaji. Tashmë, është mësuar edhe data, se kur do të lansohet në Shtetet e Bashkuara, si dhe në tregje të tjera.

Super Bowl që zhvillohet më tre shkurt, është aktiviteti sportiv gjatë ë cilit do të reklamohet Genesis GV80, ndërsa më pas do të hidhet menjëherë në treg.

Ky aktivitet shikohet nga 100 milionë njerëz, ndërsa reklamimi në të është shumë i shtrenjtë, por të efektet e reklamës janë të mëdha dhe shitjet pritet të jenë shumë të kënaqshme.

Në përgjithësi, Genesis GV80 pritet të jetë një makinë shumë e kërkuar në treg, sepse ka motor të fuqishme me 3.0 litra që prodhon 278 kuaj fuqi, ndërsa ka edhe dukje shumë të mirë. /