Mickoski: Pr/Ligji për Prokurorinë, antikushtetues

Mickoski: Pr/Ligji për Prokurorinë, antikushtetues

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, në konferencën e sotme për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së tha se partia e tij ka vërejtje në lidhje me propozim ligjin për Prokurorinë Publike.

Sipas tij, propozimi i LSDM-së është anti-kushtetues dhe i siguron kreut të LSDM-së kontroll mbi Prokurorinë.

“Zoran Zaev është i vetëdijshëm se nuk do të kalojë një falje e re. Për këtë arsye është drejtuar për një zgjidhje që siguron mbrojtje të krimit përmes kontrollit të Prokurorisë nga ana e tij. Përsëri propozojnë formimin e një Prokurorie speciale, me paga dhe shtesa të larta ,për prokurorë të zgjedhur. Propozojnë ligj anti-kushtetues dhe në kundërshtim me të drejtën penale. Me ligjin, imponohet që Këshilli i Prokurorëve Publikë të zhvendos prokurorët special në Prokurorinë e re për krim të organizuar, që është jo kushtetues”, tha mes tjerash Mickoski. /Alsat-m