Përfaqësuesit e OAK-ut takohen me përfaqësuesen e ambasadës së Zvicrës

Përfaqësuesit e OAK-ut takohen me përfaqësuesen e ambasadës së Zvicrës

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u pritën në takim nga zëvendës shefja e misionit të Ambasadës së Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri.

“Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e të dy palëve dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen e afërt. Krijimi i kanaleve të komunikimit me atashehët ekonomik të ambasadave është konsideruar si mëse e nevojshme, duke pasur parasysh që OAK përfaqëson një numër të madh të bizneseve, e të cilat bashkëpunojnë apo kanë interes që të gjejnë partnerë potencial, me qëllim të zgjerimit të tregut të tyre”, thuhet në njoftimin e OAK.