ATK ndan mirënjohje për Klubin e Prodhuesve të Kosovës

ATK ndan mirënjohje për Klubin e Prodhuesve të Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton se janë shpërblyer me mirënjohje nga Administrata Tatimore e Kosovës për  bashkëpunim gjatë këtyre viteve.

“Prodhuesit e Kosovës janë tatimpaguesit më të rregullt dhe më të mëdhenj në vendin tonë. Ndërkaq, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kënaqësinë që të jetë bashkëpunëtor dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”.

“Klubi edhe më tutje do të vazhdojë të avokojë për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve shtetërore si dhe të ngrisë  vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovojë produktet ‘Made in Kosova’”, thuhet në njoftimin e klubit drejtuar mediave.