238 pacientë marrin ndihmë emergjente në Spitalin e Pejës brenda 24 orëve

238 pacientë marrin ndihmë emergjente në Spitalin e Pejës brenda 24 orëve

Spitali i Pejës ka publikuar raportin 24 orësh të punës së tij.

Kështu është bërë e ditur se në 24 orëshin e fundit, 238 pacientë kanë marrë trajtim emergjentë shëndetësor në këtë spital, teksa 33 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net.

Janë kryer gjithësej 14 operacione brenda kësaj periudhe, teksa kanë lindur 5 foshnja, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane.

Njoftimi i plotë:

238 pacientë kanë marrë trajtim emergent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 23 janar 2020. Nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Analiza kanë kryer 359 pacientë që në total kanë kryer 4,614 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.


MË SHUME NGA Shëndetësi