I thyhet shtëpia, ia marrin pistoletën me leje

I thyhet shtëpia, ia marrin pistoletën me leje

Në fshatin Pasjak të Novobërdës është thyer një shtëpi, ndërsa është vjedhur një pistoletë me leje.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 18:00.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është thyer shtëpia ku nga aty i është vjedhur një pistoletë me leje, dy karikatorë me 16 fishekë të cal. 9 mm”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.