Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mblidhen Komisioni për financim e buxhet dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do të diskutojnë për Propozim-ligjin për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik, Propozim-ligjin për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike dhe Propozim-ligjin për shujtë studentore, të gjitha me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Propozim-ligji për konstatim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë është në rend dite të mbledhjes së Komisionit ligjvënës-juridik.

Anëtarët e këtij Komisioni do të diskutojnë edhe rreth Propozim-ligjit për detyrim të RMV-së me kredi tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për kredi dhe financim të projektit modernizim i bujqësisë, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Në rend dite të mbledhjes së Komisionit ligjvënës-juridik, mes pikave është edhe Propozim-ligji për shujtë të subvencionuar studentore, në lexim të dytë.