Pejë, 20 njehsorë elektrikë të një banese përfshihen nga zjarri

Pejë, 20 njehsorë elektrikë të një banese përfshihen nga zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se 20 njehsorë elektrikë të një banese janë përfshirë nga zjarri.

Si pasojë i tërë instalimi i katit të parë është dëmtuar.

Rasti ka ndodhur më 20 janar në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.