Në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë kryhet një operacion i rrallë

Në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë kryhet një operacion i rrallë

Në Repartin e Oftalmologjisë, kryhet një operacion i rrallë i cili i takon kirurgjisë plastike oftalmike.

Në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë, në Repartin e Oftalmologjisë,Specialistët e këtij reparti , për të disatën herë me radhë kanë kryer me sukses një operacion të rrallë kundër sëmundjes që quhet Entropium.

Entropiumi është sëmundje e kapakëve, ku cepi i kapakut bashkë me qerpikët kthehet kah syri dhe e gërvish vazhdimisht kornenë gjatë çdo mbyllje të kapakëve.

Kjo shkakton dhembje në sy dhe rrezik për infeksion me të gjitha konsekudncat.

Operimi ka per qellim kthimin e kapakut në pozitën normale anatomike


MË SHUME NGA Shëndetësi