Virusi që preku Kinën tani depërtoi edhe në vendet tjera

Virusi që preku Kinën tani depërtoi edhe në vendet tjera

Virusi vdekjeprurës po vret njerëz në Kinë.

Virusi vdekjeprurës kaloi edhe në Azi, kjo është shumë e lehtë, mjafton një teshtimë e vetme dhe bëhet ngjitëse, thonë shkencëtarët, raporton “Daiy Mail”.

25 persona kanë vdekur kurse 830 janë të infektuar të paktën në 10 vende. Ekspertët supozojnë që virusi mund t’i vras mijëra njerëz.

Tre shtete tjera janë infektuar nga ky virus, si Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite. Në Singapor ishte 66 vjeçari i cili erdhi me familjen e tij nga Wuhan dhe u vendos në spital pasi që u zbulua që ishte infektuar nga virusi.

Në Vietnam, një person nga Kina dhe djali i tij janë vendosur në spitalin e Ho Chi Minh City pas fluturimit nga Wuhan. Edhe pse ata janë në gjendje të mirë kjo çështje është për tu brengosur sepse virusi po përhapet shumë shpejtë në të gjitha vendet.