Rikthehet ‘Mean Girls’, por me një ndryshim madhor

Rikthehet ‘Mean Girls’, por me një ndryshim madhor

Filmi ikonik i vitit 2004 do të rikthehet sërish në ekran, por me një tjetër vizion.

Në vitin 2018 filmi u përshtat në një shfaqje teatrale për Broadway dhe ajo shfaqje tani do të kthehet në një film. Domethënë, nga film në shfaqje komedi muzikore, në film komedi muzikore. Ka kuptim?

Tina Fey, e cila ka punuar edhe skenarin e filmit, edhe të shfaqjes, do të kujdeset për skenarin e rikthimit të “Mean Girls” në ekran.

“Kam shpenzuar 16 vjet me këto personazhe,” tha ajo në një deklaratë për shtyp. “Janë universi im Marvel dhe i dua shumë.”

Autori dhe producenti i “Saturday Night Live,” Lorne Michaels do të jetë producent i komedisë muzikore. Muzika do të kompozohet nga Jeff Richmond, bashkëshorti i Tina Fey, ndërsa tekstet nga Nell Benjamin, shkruan anabel. Hapi i rradhës? “Mean Girls” seriali.