Stuhia Gloria, shkon në 13 numri i viktimave

Stuhia Gloria, shkon në 13 numri i viktimave

Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia Gloria. Shira të fortë, dallgë të mëdha dhe erëra që kapin shpejtësinë deri në 183 km/h kanë goditur një rajon të vendin iberik.

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në 13 ndërsa 4 rezultojnë të humbur.

Kryeministri Pedro Sanchez bëri një vizitë të enjten tek zonat e prekura ku më gjatë u ndal në Mallorca, si vendi më i prekur nga stuhia. Ndërsa sot qeveria spanjolle do bëjë një mbledhje urgjente.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar dhe ne po punojmë krah për krah dhe po bashkëpunojmë”- u tha Sanchez gazetarëve.


MË SHUME NGA Bota