Soros ofron 1 miliard dollarë për të luftuar dikatorët

Soros ofron 1 miliard dollarë për të luftuar dikatorët

Miliarderi amerikan dhe aktivisti liberal, George Soros është zotuar për investimin e 1 miliard dollarëve në krijimin e një rrjeti nëpër universitete në gjithë botën, me qëllim të ofrimit të ndihmës për shoqërinë civile, në një botë që po drejtohet secilën herë më shumë nga “dikatorët aktualë dhe ata në ardhje”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka synuar të kritikojë liderët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Filantropi 89-vjeçar ka thënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se përpjekjet e tij për krijimin e këtij rrjeti shënojnë projektin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Soros ka thënë se humanizmi është në pikë kthese dhe se vitet në vijim do të përcaktojnë fatin e udhëheqësve sikurse presidenti amerikan, Donald Trump apo ai kinez, Xi Jinping.

“Ne po jetojmë në një moment transformues në histori. Mbijetesa e shoqërive të hapura është në rrezik teksa përballemi me një rrezik edhe më të madh: ndryshimet klimatike”, ka thënë miliarderi, transmeton REL.

Soros njihet si kritik i ashpër i Trump.

Ai u thënë gazetarëve në fund të fjalimit se presidenti amerikan është “mohues i klimës”, si dhe ka kritikuar politikat e tij për ekonomi.

Soros ka thënë se projekti i tij i ri, Rrjeti Universitar për Shoqëri të Hapur do të jetë një platformë ndërkombëtare për mësim dhe kërkim, të cilit mund t’i qasen të gjitha universitetet në botë.