Muharremaj: Shkolla “Shkëndija” do të ketë kushte më të mira

Muharremaj: Shkolla “Shkëndija” do të ketë kushte më të mira

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Shkollën Fillore “Shkëndija”, ku ka parë nga afër kushtet me të cilat përballen mësimëdhënësit e nxënësit.

Ai ka pemtuar që do të intervenohet në rregullimin e dyshëmesë, dh rregulllimin e sallës sportive.

“Sot e kam vizituar Shkollën Fillore “Shkëndija” dhe nga afër u njoftova me stafin për kushtet dhe kërkesat e tyre.
Do të veprohet në rregullimin e dyshemesë ngase nxënësit duhet të kenë kushte më të mira gjatë mësimit.
Poashtu u kam premtuar edhe rregullimin e sallës sportive brenda shkollës me kushte adekuate.
Kemi biseduar poashtu edhe për projekte tjera dhe për ambientin në oborrin e shkollës, të cilat do të shihen në realitet me angazhimin tonë të përbashkët”.