Merkel: Çështja e klimës mund të çojë në përçarje sociale

Merkel: Çështja e klimës mund të çojë në përçarje sociale

Bota duhet të ndryshojë plotësisht mënyrat e saj për të ndaluar ngrohjen globale, duke shmangur përçarjet e thella sociale mbi politikat e klimës, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Forumin Ekonomik Botëror.

“Njerëzit do të duhet të ndryshojnë plotësisht mënyrën e tyre të jetesës dhe mënyrën se si bëjnë biznes, por çështja e arritjes së qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit është një çështje mbijetese”, tha drejtuesja e ekonomisë më të madhe të BE-së.

Merkel paralajmëroi, gjithashtu, se çështja e klimës mund të shkaktojë tensione të mëdha mes njerëzve që jetojnë në qytete, ku është më e lehtë të përdoret transporti me emetim të ulët dhe atyre që jetojnë në fshat, ku njerëzit kanë nevojë të përdorin makinat për të jetuar jetën e tyre.

Qeveria gjermane bllokoi javën e kaluar një plan për të ndërprerë energjinë e prodhuar nga qymyri deri në vitin 2038, me një marrëveshje miliarda eurosh, për të kompensuar firmat e energjisë dhe rajonet që do të pësonin humbje gjatë procesit./atsh/