Pavlopulos në spital për simptoma virale

Pavlopulos në spital për simptoma virale

Presidenti i Republikës së Greqisë, Prokopios Pavlopulos u shtrua sot në Qendrën e Kirurgjisë Kardiake “Onasis’’, me simptoma të një infeksioni viral.

Sipas burimeve spitalore, presidenti do të qëndrojë sot dhe nesër në spital për të kryer edhe një kontroll të rregullt vjetor mjekësor.

Një njoftim i zyrës së shtypit të presidentit grek, tha sot se Pavlopulos kishte anuluar të gjitha takimet e planifikuara./atsh/


MË SHUME NGA Bota