Mike Pence takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Mike Pence takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Zëvendës Presidenti i SHBA-së, Mike Pence ka mbërritur sot në Romë për një vizitë zyrtare pune.

Gjatë ditës, Pence është takuar me Papa Françeskun e më pas do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Sekretarin e Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin.

Rreth pasdites numri 2 i SHBA-së do të takohet me Presidentin e Republikës italiane Sergio Mattarella e rreth orës 17:00 do të mbërrijë në selinë e Kryeministrisë italiane ku do të pritet nga kryeministri Giuseppe Conte.

Në këtë vizitë priten të diskutohen tema të rëndësisë ndërkombëtare si situata në Libi, Irak e Iran si dhe negocimi mbi taksimet e imponuara nga SHBA për tregtimin e mallrave evropiane./oranews/


MË SHUME NGA Bota