Davos, protestë kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike

Davos, protestë kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Zgjohu WEF", "Koha për protestë", "Planeti është më i rëndësishëm se paraja", "Polet po shkrihen".

Në qytezën Davos të Zvicrës ku mbahet Forumi Ekonomik Botëror (WEF), qindra ambientalistë zhvilluan një protestë për të tërhequr vëmendjen në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.

Në ditën e fundit të Forumit Ekonomik qindra persona në Davos u mblodhën në kuadër të protestave me temë "Greva për Klimën Globale", e cila zhvillohet me thirrjen e bërë nga shoqata ambientaliste dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

Ambientalistët, shumica e të cilëve ishin të rinj, kaluan përpara Qendrës së Kongresit ku u mbajt WEF-ja dhe marshuan deri në sheshin Davos.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Zgjohu WEF", "Koha për protestë", "Planeti është më i rëndësishëm se paraja", "Polet po shkrihen".

Ndërkohë me slogane ambientaliste dhe banderola shumëngjyrëshe, protestuesit kërkuan t‘u jepet përparësi politikave për luftën kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendje se gjatë protestave u morën masa të larta sigurie./aa/


MË SHUME NGA Bota