Ligji për Prokurorinë, VMRO-ja kërkon praninë e ndërkombëtarëve!?

Ligji për Prokurorinë, VMRO-ja kërkon praninë e ndërkombëtarëve!?

Nga VMRO-ja opozitare ritheksojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike.

Nga kjo parti theksojnë se do të marrin pjesë në bisedime vetëm nëse përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nga ana tjetër tha se opozita me mbështetjen e Pr/Ligjit për Prokurorinë Publike do të dëshmojë se është kundër krimit.

"Nuk do të ndodhë të heqim dorë nga kërkesat. Ajo që ne kërkojmë është përfshirja në propozim/ligj të gjithë asaj që tashmë është funksionale dhe asaj që ka ndihmuar në çrrënjimin e korrupsionit në botën e zhvilluar. VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në negociata vetëm nëse ftohen edhe ekspertë por edhe përfaqësues të faktorit ndërkombëtar relevant”, pohoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Është e logjikshme, duke pasur parasysh se koha është shumë e shkurtër. E dini se duhet të ketë procedurë parlamentare dhe shpërndarja e Kuvendit është më 12 shkurt. Koha është e shkurtër dhe nuk ka mundësi për t’u shtyrë. Në konsultime me ministren e Drejtësisë vendosëm që të ftohen të gjitha partitë politike. Sigurisht se kam shpresë serioze te deputetët e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-së, tek opozita maqedonase dhe shqiptare, tek të gjithë partitë politike, tek shumica parlamentare kam shpresa serioze, me qëllim që të arrijmë konsensus”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. /Alsat-m